Dy pako cigare, nota muzikore të shkruara me dorë, tre ditarë dhe dy palë syza metalike me nënshkrim të John Lennon, ishin në mesin e sendeve të vjedhura të yllit të Beatles-ve, të cilat janë gjetur në Gjermani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë së Berlinit, Winfrid Wenzel, të martën gjetjen e qindra sendeve të Lennon-it e quajti “sukses të madh” për botën e muzikës si dhe për Yoko Ono, e veja e muzikantit të ndjerë.
Për herë të parë, autoritetet gjermane mësuan për sendet e vjedhura, të cilat u vodhën nga Ono në vitin 2006, kur i kontaktuan në korrik administrata e falimentimit të shtëpisë së ankandit në Berlin.
Dy javë më vonë u konfiskuan sende nga drejtuesit e ankandit, ndërsa të hënën arrestuan të dyshuarin për vjedhje dhe bastisën shtëpinë e tij në Berlin dhe automjetin.
Nga policia thonë se i dyshuari i dytë jeton në Turqi dhe momentalisht është “i pakapshëm” për organet gjermane të ndjekjes.