Site icon PORTALB

Maqedonia dhe Bullgaria do të flasin më lirë në roaming

Ilustrim

Qeveria bullgare nesër pritet ta miratojë projekt-memorandumin për mirëkuptim ndërmjet Ministrisë së Transportit, Teknologjisë Informatike dhe Komunikimeve të Bullgarisë dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës të Republikës së Maqedonisë për uljen e tarifave ndërkombëtare për roaming për shërbimet telekomunikuese, raporton BTA, përcjell MIA. 

Ministri bullgar i Transportit, Teknologjisë Informatike dhe Komunikimeve Ivajlo Moskovski sot njoftoi se roamingu me Maqedoninë do të hiqet për disa muaj.

Paraprakisht, Moskovski paralajmëroi se me nënshkrimin e memorandumit do t’i jepet dritë e gjelbër operatorëve celular për uljen e çmimeve të bisedave, porosive SMS dhe internetit në telefon mes dy vendeve.

Sipas tij, është reale të pritet heqja e roamingut mes Bullgarisë dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor gjatë kryesimit të saj me BE-në në gjysmën e parë të vitit 2018.

Exit mobile version