Site icon PORTALB

Barcelona interesohet për Inigo Martinezin

Inigo Martinez

Barcelona është duke u interesuar për qendërmbrojtësin e Real Sociedadit, Inigo Martinez, bëri të ditur gazeta “Marca” të hënën.

Martinez 26-vjeçar ka në kontratën e tij me Sociedadin një klauzolë për lirim në vlerë 32 milionë euro.

Barcelona në verë ishte pajtuar të transferonte atë dhe të paguante shifrën, por papritmas u tërhoq nga transferimi.

“Marca” raporton se tash Barcelona po interesohet sërish për Inigo Martinezin, për shkak të problemeve që po ka në mbrojtje, shkruan Koha Ditore.

Martinez ka luajtur 193 ndeshje në La Liga për Sociedadin që nga debutimi në vitin 2011 dhe kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2021.

Exit mobile version