Site icon PORTALB

Disa sirianë kanë përgatitur sulm terrorist për krishtlindje në qytetin gjerman Esen

Ilustrim

Policia gjermane arrestoi gjashtë sirianë të dyshuar se kanë përgatitur sulm terrorist në vigjilje të festave të fundvitit.

Sirianët janë arrestuat në aksion të 500 policëve në tetë banesa në Kasel, Hanover, Esen dhe Lajpcig.

Katër nga të arrestuarit kanë ardhur në Gjermani në vitin  2014, ndërsa dy të tjerët kanë arritur në gusht dhe shtator të vitit 2016. Të gjithë kanë parashtruar kërkesë për azil.

Sipas DPA, të arrestuarit kanë planifikuar sulm mbi panairin e krishtlindjeve në qytetin Esen.

Exit mobile version