Site icon PORTALB

U nxor anija e fundosur “Mis Stoun”, prej të cilës u derdh naftë në Liqenin e Ohrit

Anija “Mis Stoun”, e cila të dielën pjesërisht u fundos në kanalin Studençishtë në Ohër dhe prej të cilës u derdh naftë, sot është nxjerrë nga ujërat e Liqenit të Ohrit, informojnë nga Komuna e Ohrit, njofton Portalb.mk.

“me ndihmën e një anijeje të Entit Hidrobiologjik dhe me ashensorë për ngarkesë, anija “Mis Stoun” është nxjerrë dhe është lidhur në afërsi të Entit Hidrobiologjik. Pritet që në ditët e ardhshme të dislokohet nga Kanali. Në tërë punën ka marrë pjesë ekipi i NP “Niskogradba”, thonë nga Komuna.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, ekipi i Kapitanerisë nga Ohri, me mjete speciale, ka arritur që ta neutralizojë një pjesë të madhe të naftës e cila është derdhur nga anija.

Exit mobile version