Site icon PORTALB

Derbi lokal i Tetovës luhet të shtunën

Duel nga ndeshja Shkëndija - Renova

Duel nga ndeshja Shkëndija - Renova (Arkiv)

Derbi lokal i xhiros së 17-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Renovës dhe Shkëndijës do të luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 13:00.

Edhe pse xhiroja e radhës është caktuar për ditën e dielë, takimi në fjalë do të luhet një ditë më herët pasi skuadra nga Xhepçishti që është nikoqire e kësaj sfide, prej fillimit të këtij sezoni ndeshjet si vendase i luan ditëve të shtuna. /Portalb.mk/

Exit mobile version