Site icon PORTALB

Tregtonin kokainë në Itali, në pranga familja shqiptare

Lënda narkotike u sekuestrua gjatë kontollit në banesën e shqiptarëve

Lënda narkotike u sekuestrua gjatë kontollit në banesën e shqiptarëve

Në sajë të një operacioni antidrogë të Policisë italiane në Rimini, janë arrestuar të pesë pjestarët e familjes shqiptare, ndërsa është sekuestruar 560 gr kokainë, me vlerë 50.000 euro.

Kështu janë prangosur kryefamiljarët Fatmir, Fatmire Murati dhe tre fëmijët e tyre Samed, Hydajed dhe Bilal Murati. Sipas policisë lënda narkotike u sekuestrua gjatë kontollit në banesën e shqiptarëve.

Ndërkohë mësohet se Fatmir Murati kishte mbërritur në Itali në vitin 1999, duke sjellë më pas me vete edhe familjen. Nga hetimet e bërë nga policia italiane, mendohet se Murati kishte lidhje të forta me tregtarët e kokainës në Shqipëri./portalb/

Exit mobile version