Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se dëshiron zgjedhje të reja, në vend se të kryesojë qeveri të pakicës.
“Nga pikëpamja ime, zgjedhjet e reja janë rruga më e mirë”, deklaroi Merkel, dhe shtoi se sipas planeve të saja, nuk do të jetë kancelare në qeveri të pakicës.
Merkel nuk sheh arsye të japë dorëheqje. Ajo thotë se përpjekjet e saja tani janë të fokusuara në formimin e një qeverie stabile.
Në deklaratën për televizionin gjerman ARD, Merkel tha se ajo është “grua e cila ka përgjegjësi dhe është e gatshme edhe për më tepër përgjegjësi”.