Presidenti amerikan, Donald Tramp paralajmëroi se do ta kthejë Korenë e Veriut në listën e shteteve të cilat e “sponsorizojnë terrorizmin”, që do të thotë sanksione të reja për atë vend.
Këtë hap Tramp e kumtoi sot gjatë takimit me kabinetin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Ai, gjithashtu, tha se Ministria e Financave nesër do të publikojë sanksione të reja kundër Koresë së Veriut.
“Duhej ta bënim këtë shumë më herët”, tha Tramp.
Koreja e Veriut u mënjanua nga ajo listë në vitin 2008 nga ana e presidentit të atëhershëm, Xhorxh Bush.