Me siguri që keni dëgjuar që të gjithë për termin “Black Friday”, apo e premtja e zezë. Kjo është një ngjarje tradicionale për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani, ku dyqanet bëjnë ulje çmimesh për 24 orë pas “Ditës së Falenderimeve”, (Thanksgivings).
Ulje marramendëse çmimesh dhe njerëz që nxitojnë të shpenzojnë, madje edhe duke shtyrë njëri-tjetrin!
Pronarët e dyqaneve e ndjekin këtë ritual prej vitesh, për të inkurajuar blerësit që të shpenzojnë për festën e Krishtlindjeve. Sipas traditës, vihen në radhë jashtë dyerve të dyqaneve shumë njerëz, madje për orë të tëra për të përfituar prej produkteve me ulje, shkruan Bordo.al.
Nëse do të bëheni pjesë e blerjeve të çmendura mbani parasysh që të zini radhën që në mëngjes, e të fokusoheni vetëm në produktet për të cilat keni nevojë. Hidhini një sy paraprakisht online, për të krijuar një ide rreth çmimeve!