Site icon PORTALB

​Delavi: Zgjedhjet shenjë e zhvillimit demokratik të Kosovës

Greg Delawie

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delavi, ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e zgjedhjeve të djeshme në Kosovë, duke thënë se janë shenjë e pjekurisë demokratike të vendit.

“Zgjedhje të zakonshme me parregullsi të vogla janë një shenjë e madhe e zhvillimit demokratik të Kosovës. Mezi presim të punojmë me zyrtarët e zgjedhur për të bërë progres në Kosovë”, ka shkruar në twitter ambasadori amerikan në Kosovë.

Exit mobile version