Site icon PORTALB

Përfundon numërimi i votave për Prishtinë, fitues është Ahmeti

Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti

Ka përfunduar tashmë publikimi i rezultateve preliminare për shumicën e komunave nga Komisioni Qendror Zgjedhor, raporton Sovrani.info.

Në kryeqytet janë numëruar 100% e votave.

Sipas këtij rezultati, fitues i Prishtinës në këto zgjedhje është kryetari aktual, Shpend Ahmeti.

Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 41.509 vota ose 50.15% ndërsa Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 41.262 vota 49.85%.

Fituesin përfundimtar duket se do ta vendosin votat me kusht që kryesisht vijnë nga diaspora.

Exit mobile version