Site icon PORTALB

Kisha maqedonase e pranon Kishën bullgare si Kishë Amë, nëse pranohet autoqefalia e saj!

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit i ka dërguar një letër Kishës Ortodokse bullgare duke u premtuar se do ta pranojnë atë si Kishë Amë, nëse paraprakisht Kisha bullgare e njeh autoqefalinë e Kishës Ordodokse të Maqedonisë, raporton MIA.

Letra iu dërgua më 9 nëntor Sinodit të Shenjtë të Kishës bullgare, gjatë një sesioni të rregullt të KOM-it në Shkup, ku ishte vendosur unanimisht për këtë propozim.

Kisha Ortodokse maqedonase shpreson se pranimi i kësaj kërkese do të vendose unitetin ndërmjet dy dioqezave dhe do të ishte bazë për bashkim eukaristik me peshkopatat dhe kishat e tjera.

Exit mobile version