Site icon PORTALB

Vrasja e pesëfishtë – Xhelal Bajrami: Mediat serbe spekulojnë

Xhelal Bajrami

Xhelal Bajrami

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë Xhelal Bajrami ka vlerësuar si spekulime informacionet e plasuara në mediat serbe lidhur me vrasjen e pesëfishtë në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit.

“Nuk janë të sakta ato informacione. Ende nuk ka detaje më të hollësishme për autorët e kësaj vepre dhe çdo informacion që plasohet jashtë njoftimeve zyrtare të policisë është spekulim“, deklaroi për gazetën “Lajm”, zëvendës ministri Bajrami.

Mediat serbe po tentojnë ta lidhin vrasjen me shqiptarët dhe Kosovën.

Mediat serbe kanë dalur me detaje jozyrtare dhe të dyshimta rreth vrasjes së pesëfishtë në Shkup që ndodhi të enjten, duke dashur që me çdo kusht këtë vrasje ta ndërlidhin me shqiptarët dhe Kosovën. Televizioni serb ” Prva srbska” ka njoftuar se ekziston dëshmitarë i ngjarjes identitetin e të cilit policia maqedonase e mbanë sekret. Sipas po këtij televizioni vetura për të cilën njoftoi dje ministrja e brendshme Jankullovska është gjetur në afërsi të kalimit kufitar Bllacë./lajm

Exit mobile version