Site icon PORTALB

Mbrëmë situatë e tensionuar në Shkup

Rreth 20 të rinjë maqedonas mbrëmë me kapela në kokë kanë qëndruar në rrugët kryesore të Radishanit

Rreth 20 të rinjë maqedonas mbrëmë me kapela në kokë kanë qëndruar në rrugët kryesore të Radishanit

Rreth 20 të rinjë maqedonas mbrëmë me kapela në kokë kanë qëndruar në rrugët kryesore të Radishanit, ndërsa raportohet të i është vën flaka edhe një objekti të pronarit shqiptar në këtë lagje. 

Banorët shqiptarë që janë në numër të vogël në këtë lagje kanë kaluar natën nën shqetësim dhe frikë, për shkak të rrezikut nga sulmet e mundshme të huliganëve maqedonas dhe kërkojnë mbrojtje nga organet e rendit.

Bllokim të rrugës në orët e vona ka pasur edhe në Dracevë me çka ishte pamundësuar lëvizija e qytetarëve shqiptarë të komunës Studeniçan, mirëpo policia ka debllokuar këtë rrugë.

Grupe të të rinjve maqedonas janë parë edhe nëpër lagje të tjera të Shkupit, si Karposh Kisella Vodë, Lisiçe, në një pjesë të lagjes Gazi Babë, etj.

Nëpër rrugët e Shkupit kanë qenë të pranishme forca të shumta policore, të vendosura nëpër disa pika kontrolli. MPB-ja ka vazhduar të mbajë të bllokuara disa akse rrugore që lidhin Radishanin dhe lagjen Butel./portalb

Exit mobile version