Çelsi në finale me Liverpulin në FA Cup 2012
Çelsi është finalisti i dytë i FA Cup 2012 pasi eliminoi Totenhemin në derbin gjysmëfinal.
Skuadra e Di Mateos triumfoi në shifrat 1-5 duke siguruar një vend në finalen e “Uembl”-it. Çelsi kaluan përpara me Drogba pas 43 minutash lojë dhe kështu përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë të ndeshjes në të 50-ën Mata gjeti rrjetin duke e çuar rezultatin në 0-2. Pas 6 minutash u kundërpërgjigjën miqtë, të cilët ngushtuan rezultatin me Gareth Bejl.
Mirëpo, në të 77-ën Ramires shënoi një gol, ndërsa Lampardi në të 81-ën realizoi golin e jashtëzakonshëm nga goditja e lirë. Kështu që Maluda vendosi rezultatin përfundimtar të takimit në minutat shtesë (90’+3).
Kundërshtari i Çelsit në finale do të jetë Liverpili, i cili të shtunën me rezultat 2-1 fitoi Evertonin./portalb