Qeveria në seancën e sotme miratoi propozim-ligj për ndryshimin e ligjit për kontributet nga sigurimi i obliguar social, parashikohet korrigjim i vlerës së bazës më të lartë mujore për llogaritje dhe pagesës së kontributeve për të ardhurat nga marrëdhënia e punës nga një pagues për llogaritje dhe pagesën e kontributeve.
Në kumtesën nga shërbimi qeveritar për media qëndron se ky propozim vendim është sjell që të sigurohet sigurim të papenguar i obligueshëm social të kategorisë “fermer individual”, gjegjësisht të personave të cilëve aktiviteti bujqësor u është profesioni i vetëm dhe të cilët realizojnë të ardhura në bazë të shkeljes së aktiviteteve bujqësore.
Në propozim të Ministrisë së Shëndetësisë është miratuar propozim-ligji për ndryshimin e ligjit për sigurimin shëndetësor, me të cilin propozohet ndryshimi i kategorisë së të siguruarve “bartës i ekonomisë bujqësore familjare” në kategorinë e të siguruarve “fermerët individualë” me qëllim të futjes së tyre të papenguar në sistemin e sigurimit të obliguar social.
Shqyrtoi dhe e miratoi propozim-vendimin për risistemimin e mjeteve midis shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe midis fondeve.
Risistemimi i mjeteve, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, bëhet që të sigurohen mjete për pagesën e obligimeve të arritura për llogari të projektet te të cilat është vërejtur ritëm më i ngadalësuar i realizimit.
Qeveria sot e miratoi propozim-vendimin për plotësimin e Vendimit për formimin e grupit të punës për përgatitjen dhe ndjekjen e implementimit të planit për realizimin e rekomandimeve të grupit të ekspertëve të lartë për çështje sistematike nga qeverisja e të drejtës në lidhje me ndjekjen e komunikimeve.
Ky vendim, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për media, është sjell në bazë të nevojave të dukshme në punën e saj të përfshihen edhe përfaqësues nga Prokuroria publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, nga Drejtoria për siguri të informacioneve të klasifikuara, si dhe ekspertë nga vendi dhe jashtë vendit të cilët do të thirren sipas nevojës.