Site icon PORTALB

Vetëvendosje thotë se dënimi i aktivistëve ishte politik

Vetëvendosjen e preku fort vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës, me të cilin i dënoi me mbi 20 vjet burgim katër aktivistë të saj.

Pak pas seancës gjyqësore, të mërzitur në konferencë të jashtëzakonshme dolën kryetari Visar Ymeri bashkë me sekretarin, Dardan Molliqaj, njofton Klan Kosova.

I pari i Vetëvendosjes tha se nuk ka asnjë fakt të vetëm që do t’i implikonte aktivistët e tyre në veprën penale të terrorizmit, për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit në verën e vitit 2015

Molliqaj shpjegoi versionin e këtij subjekti se si krejt gjykimi ishte me qëllime politike që të dëmtohet Vetëvendosje dy ditë para zgjedhjeve e pa prova.

Exit mobile version