Site icon PORTALB

F1: Triumfon Niko Rosberg

Triumfon Niko Rosberg në garën e F1

Triumfon Niko Rosberg në garën e F1

Nico Rosberg menaxhoi më së miri garën në Kinë, ku u nis nga vendi i parë dhe arriti ta përfundojë me fitore, e para në karrierë për pilotin e Mercedes GP. Podiumi plotësohet nga dyshja e McLaren, Button dhe Hamilton, që u renditën përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë në Shanghai, ku dominuese ishte strategjia me gomat.

Në vendin e katërt u rendit piloti i Red Bull, Mark Webber, i ndjekur nga shoku i skuadrës Vettel, Grosjean, Bruno Senna, Maldonado, Alonso dhe Kobayashi.

Schumacher humbi një mundësi të artë për t’u ngjitur në podium. Ndërsa ndodhej në vendin e dytë, piloti gjerman u detyrua të braktisë garën menjëherë pas daljes nga bokset për shkak të një problemi në makinë.

Fitorja në Kinë është e para për Mercedes që nga Cmimi i Madh i Italisë në vitin 1955. Hamilton merr kryesimin në klasifikimin e pilotëve me 45 pikë.

Pas tij renditet Button me 43 dhe Alonso me 37 pikë. Në renditjen për konstruktorë në krye është McLaren me 88 pikë dhe ndiqet nga Red Bull me 64 dhe Ferrari me 37 pikë./kohasport

Exit mobile version