Site icon PORTALB

Mesi shënon fitore ndaj Levantes

Lionel Mesi ka shënuar dy gola për Barcelonën

Lionel Mesi ka shënuar dy gola për Barcelonën

Skuadra e Barcelonës si mysafirë triumfoi në shifra 1-2, duke i qëndruar Real Madridit me -4 pikë.
 
Ndeshja mes Levantes dhe Barcelonës filloi me një minutë heshtje në shenjë respekti ndaj mesfushorit të Livornos, Piermario Morosini, i cili në ndeshjen mes Peskarës dhe Livornos ka humbur jetën pas një arresti kardiak.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Levante Union Deportiva” në Valencia mes Levantes dhe Barcelonës, goli i pare u realizua në minutën e 23-të nga vendasit me autor Barkero, i cili nga penalti nuk e kishte vështirë të shënonte golin. 

Në pjesën e dytë të ndeshjes me një iniciativë të Barcelonës, fotbollisti Lionel Mesi në minutën e 64-të shfrytëzoi asistin e Sançezit dhe barazoi rezultatin. 

Pas 7 minutave sërish sulmuesi argjentinas Mesi shënoi golin nga penalti për fitore ndaj Levantes me 1-2 dhe ky ishte goli 201 që ka shënuar për Barcelonën.
 
Reali ka fituar 3-1 kundër Sporting Gijonit në ndeshjen e zhvilluar në “Benrabeu”. Goli i parë i ndeshjes u realizua nga miqtë e Gijonit në minutën e 30-të me autor De las Kuevas.

Në minutën e 37-të pas një krosimi të Sergio Ramos, Gonzalo Higuain i barazoi shifrat dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në të 74-ën Kristijano Ronaldo shënon golin e dytë me kokë, ndërsa 3 minuta më pas sulmuesi francez, Karim Benzema trefishon dhe vulos rezultatin e këtij takimi.

Real Madridi ndodhet në krye të La ligës me 85 pikë, Barcelona 81 dhe Valencia 52, e cila sot do të luajë në mysafirë me Espanjolin në orën 12:00./portalb

Exit mobile version