Së paku 11 njerëz janë vrarë në një sulm vetëvrasës në një tubim në Kabul, i cili u mbajt nga mbështetësit e Mohammad Atta Noor, guvernator i provincës Balk të Afganistanit.
Noor, kritik i zëshëm i presidentit afgan, Ashraf Ghani, dhe ish-lider i një milicie në Aleancën Veriore anti-Talibane, nuk ka qenë në tubim në kohën e sulmit, transmeton REL.
Policia e Kabulit i tha Radios Afganistani i Lirë se së paku nëntë policë dhe dy civilë janë vrarë në sulmin vetëvrasës.
Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit tha se sulmuesi ka pasur të veshur jelek vetëvrasës dhe ka bërë përpjekje të hyjë në ndërtesën e saj, por është ndaluar nga rojet e sigurisë.
Sulmuesi i ka shpërthyer eksplozivët pasi është ndaluar nga policia.