Site icon PORTALB

Të paktën 14 të vdekur në vërshimet në Greqi (FOTO)

Vërshimet në Greqi, foto arkivi

Të paktën 14 persona e kanë humbur jetën në vërshimet në rajonin e qyteteve Mandura dhe Nea Peramos në perëndim të Athinës.

Vërshimet e shkaktuara nga stuhia Evridika, e cila u përcjell me reshje të rrëmbyeshme, janë regjistruar edhe në vendet Megara dhe Magulla, ku shumë banorë lokal, si në Mandra dhe Nea Peramos, mbetën të bllokuar në shtëpitë e tyre, transmeton MIA. 

Për shkak të vërshimeve, janë mbyllur edhe shumë shkolla në atë pjesë të Greqisë, ndërsa në Mandra dhe Nea Peramos autoritetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme.

Situatën vazhdimisht e ndjek edhe kryeministri Aleksis Cipras, i cili në Tuiter shprehu ngushëllime për viktimat dhe autoriteteve përgjegjëse u urdhëroi të ndërmarrin aksion të shpejtë për lehtësimin e pasojave nga dëmi i shkaktuar nga kjo katastrofë.

Prefekti i Nea Peramos, Grigoris Stamulis për televizionin “Antena” deklaroi se rrugët janë shndërruar në lumenj prej balte, duke theksuar se “praktikisht i gjithë qyteti është vërshuar”. Ai shtoi se shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar në automobilat dhe shtëpitë e tyre.

Zëvendës-prefekti i rajonit Janis Vasiliu për radion Skoj deklaroi se “shumë mbledhje të ujit dhe baltës” rrjedhin nëpër rrugët e Mandras, ku, sipas tij, situata është jashtëzakonisht e rëndë.

Televizionet greke transmetojnë xhirime ku njerëzit për t’iu shmangur përmbytjeve janë ngjitur në ballkonet apo çatitë e shtëpive të tyre

Shërbimet e zjarrfikësve kumtuan se kanë marrë 160 thirrje për ndihmë.

Greqia dje shpalli gjendje të jashtëzakonshme në ishullin Simi, i cili u përfshi nga stuhia për shkak të së cilës ishte ndërprerë energji elektrike dhe uji, shumë shtëpi janë vërshuar dhe një numër i madh i automjeteve kanë përfunduar në det.

Exit mobile version