Site icon PORTALB

Mediatori Nimic do të japë propozim për emrin e Maqedonisë, pohojnë mediat greke

Çeshtja e emrit, Maqedoni - Greqi

Çeshtja e emrit, Maqedoni - Greqi, ilustrim

Ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin për emrin Methju Nimic në takimin me përfaqësuesit e Greqisë Adamantios Vasilakis dhe të Maqedonisë Vasko Naumovskin të caktuar për më 20 dhe 21 nëntor në Nju-Jork do të dalë me propozim konkret për zgjidhjen e kontestit, njoftojnë mediat greke.

Athina pret pas fitores së kryeministrit Zoran Zaev në zgjedhjet lokale dhe stabilizimit të Qeverisë nga Maqedonia të vazhdojë me aktivitetet e “vullnetit të mirë” me të cilat do të tregojë se e braktis irredentizmin, siç është ndryshimi i emrit të aeroportit në Shkup dhe largimin e përmendoreve të vendosura në kohën e Nikolla Gruevskit, publikon Radio Athina 9,84 Real.gr dhe Lefimerdia.

Mediat greke transmetojnë se zëvendëskryeministri Koço Angjushev dje gjatë fjalimit në debatin në institutin Xhon Hopkins në Uashington ka kërkuar nga SHBA-ja mbështetje për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Exit mobile version