Site icon PORTALB

Përfundon përkrahja për Windows Vista, për XP edhe dy vjet

Mbaron mbështetja ndaj Windows Vista

Mbaron mbështetja ndaj Windows Vista

Pesë vjet pas prezantimit, sistemi operativ jo fort i dashur, Windows Vista, zhduket nga e ashtuquajtura periudhë “mainstream” dhe edhe pse prej tani shfrytëzuesit akoma do të marrin gratis updatet e sigurisë, ata pa marrëveshje komerciale për përkrahjen do të duhet të paguajnë për arnimet dhe përmirësimet e bugëve.

Një formë e tillë e përkrahjes së zgjeruar do të zgjasë deri në vitin 2017, dhe më pas do të ndërpritet e tërë përkrahja për këtë sistem operativ.

Ndërsa shfrytëzuesit e XP-së kanë edhe më pak kohë, sepse atyre u kanë mbetur vetëm edhe dy vjet deri në përfundimin e plotë të përkrahjes për paraardhësin e suksesshëm të Vistës, me ç’rast XP ka pasur periudhë më të gjatë të përkrahjes në krahasim me pesë vjet minimale të Vistës. /portalb/

Exit mobile version