Kandiati i Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi ende pa u numëruar votat në vendvotimin 2901 në Çair ia uroi fitoren Visar Ganiut nga BDI duke e quajtur fitore e LSDM-së, njofton Portalb.mk.
“Dua t’ia uroj LSDM-së fitoren në Komunën e Çairit. Kjo është fitore e vjedhur dhe nëse ata e pranojnë si të tillë ne ua urojmë. I falenderoj qytetarët që morën guximin të votojnë përkundër shumë presioneve dhe zhvatjeve. Më vjen keq për ata qytetarë që sot u burgosën me burg shtëpiak nga vagabondët e partive në pushtet dhe nga zyrtarë të policisë që abuzuan vendet e tyre zyrtare dhe nuk i lejuan qytetarët të dalin të votojnë.” tha mes tjerash Ibrahimi duke theksuar se “ky pushtet i afirmon kriminelët duke shkelur mbi demokracinë dhe të drejtat themelore zgjedhore e të zgjedhurit. E dishim që ky ri-votim bëhet vetëm për t’u legjitimuar zgjedhjet e manipuluara”, njofton Portalb.mk.
- LEXO: Zyrtare: Ja sa vota mori Ganiu dhe sa Ibrahimi në vendvotimin 2901 në Çair (VIDEO)
- LEXO: Ja çfarë tha Visar Ganiu pas fitores së sotme në Çair