Në 10 muajt e parë të këtij viti, policia serbe ka kapur 3.44 tonë substanca narkotike të ndryshme, 1 mijë e 35 armëve të zjarrit si dhe 20 mijë municione, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu bëhet e ditur se përgjatë kësaj kohe ndër të tjerash janë konfiskuar 3.27 tonë marihuanë, 50.5 kilogramë amfetaminë, 14.5 kilogramë heroinë, 14.5 kg ekstazi, 12.4 kilogramë kokainë dhe 3.2 kilogramë hashash.