Bëhet fjalë për versionin “kabrio” të “kupesë” së vitit të kaluar, me një bazë më të shkurtër dhe me fare laserike, si dhe me një haubë gjysmë-transparente.
Prapa gjenden auspuhët tredimensionalë, dritat në formë të shkronjës “U” dhe “difuzori” i pasmë.
Enterieri karakterizohet me mbulesat e lëkurës, me detajet e përpunuara nga fibrat e karbonit, me detaje të veçuara të ngjyrës së zezë. Aty është edhe tabela e digjitalizuar e instrumenteve dhe ekrani tredimensional “iDrive”.
Fuqia sigurohet nga tërheqja hibride me motor elektrik i cili zhvillon 131 kuaj-fuqi dhe nga motori trelitërsh i benzinës prej 223 kuaj-fuqish. Elektromotori “ushqen” rrotat e përparme, derisa motori i benzinës është i ngarkuar që të përkujdeset për rrotat e pasme.
Kjo tërheqje e kombinuar me të katër rrotat ka një fuqi të përgjithshme prej 354 kuaj-fuqive, me 550 Nm të momentit rrotullues. Për këtë shkak, “BMW i8 Concept Spyder” shpejtësinë nga 0 në 100 km/h e arrin për rrafsh 5 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 250 km/h.
Bateritë litium-ionike të këtij koncepti mundësojnë një autonomi prej 30 km (vozitje vetëm me motor elektrik).