Kryetari i PD-së, Lulzim Basha me anë të një statusi në rrjetin social facebook ka sulmuar kryeministrin Rama dhe dy ministrat e brendshëm përgjatë qeverisjes së tij duke u shprehur se ata kanë mbushur policinë me trafikantë droge, njofton Gazeta-Shqip.com
Basha pretendon se sipas informacioneve të sigurta shtetasi Prel Enriko Zyla ka qenë i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike, por ai dhe shumë të inkriminuar të tjerë mbrohen në forcat e policisë që në kohën e ish-ministrit Tahiri dhe tashmë kanë marrë mbrojtjen e vëllait të ministrit të brendshëm Agron Xhafës.
Statusi i plotë i Lulzim Bashës:
RAMA-TAHIRI-XHAFA E KANË MBUSHUR POLICINË ME TRAFIKANTË DROGE
Burime të sigurta informojnë se: “Prel Enriko Zyla ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarje droge në Romë, Itali, dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rebibbias. Partnerët e kanë ngritur disa herë këtë çështje, por personi ashtu si shumë të inkriminuar të tjerë në Polici mbrohej nga HABILAJT në kohën e TAHIRIT dhe pas ardhjes së FATMIR XHAFËS kaloi nën mbrojtjen dhe shërbimin e vëllait të XHAFËS, AGRONIT.”