Site icon PORTALB

Buffon apel tifozëve: Në ‘San Siro’ me bluzën e kaltër

Buffon: Është koha për sukses në Evropë

Buffon

Italia humbi mbrëmjen e djeshme 1-0 në Suedi dhe komplikoi pozitat për kualifikimin në botëror, transmeton Top Channel.

Të henen në mbrëmje, ‘të kaltrit’ do të luajnë shanset e tyre në stadiumin e Milanos “San Siro”. Në shkallët e stadiumit pritet një atmosferë e zjarrtë, teksa prej ditësh janë shitur të gjitha biletat.

Portieri dhe kapiteni i italianëve, Gigi Buffon premton se skuadra do t’ia dalë të kualifikohet, por ka edhe një apel për tifozërinë.

“Të hënën në mbrëmje do ta kthejmë në një festë të madhe. Pres që të lini në shtëpi bluzat e ekipeve të preferuar dhe të vini në stadium të gjithë me fanellën e kaltër, që kemi në zemër”, tha Buffon.

Exit mobile version