Site icon PORTALB

Djegin autobusin kundër vizitës së Papës në Kili

Papa Françesku

Policia kiliane njoftoi sot se vandalë të maskuar, dogjën një autobus dhe shpërndanë broshura në shenjë proteste për vizitën e paralajmëruar nga Papa Francis, në rajonin jugor, që grupi indigjen Mapuche pretendon se është territor i paraardhësve të tyre.

Policia tha të premten se sulmi i me zjarr u zhvillua në rajonin Araucania, rreth 600 kilometra në jug të kryeqytetit kilian. Në broshura shkruhej “Zjarr në kisha. Papa Francis: Ju nuk jeni të mirëpritur në Araucania”, raporton NationalPost.

Papa do të vizitojë Kilin nga data 15 deri më 18 janar dhe do të udhëheqë një mision në Temuço, kryeqyteti i rajonit Araucania, më 17 janar.

Mapuche është grupi më i madh indigjen i Kilit. Ata i rezistuan pushtimit spanjoll për 300 vite, derisa sulmet ushtarake në fund të shekullit të 19-të i detyruan të zhvendosen në jug të lumit Bio Bio. Qeveria pastaj inkurajoi emigrantët evropianë të kolonizojnë zonën.

Exit mobile version