Site icon PORTALB

“Barça është shtëpia ime, do rikthehesha atje” (FOTO)

Barcelona

Të gjithë ata që po largohen për një arsye apo tjetër nga Barcelona, duket se shumë shpejtë po pendohen për veprimin e tyre dhe po presin mundësinë e dytë për t’u kthyer atje, shkruan Sovrani.info.

Por, jo gjithmonë mundësia e dytë troket në derë. Në të njëjtën situatë është playmakeri i Bayern Munichut Thiago Alcantara i cili ka deklaruar se dëshiron që një ditë të rikthehet në ‘Camp Nou’.

“Barcelona gjithmonë do të jetë shtëpia ime, jo vetëm se e dua klubin, por edhe qytetin.”, tha fillimisht Alcantara për ‘Catalunia Radio’.

“Gjithmonë e shikoj Barcelonën me afeksion të veçantë. Nuk e di nëse do të rikthehem sepse jam i lumtur tek Bayerni, por futbolli ka ndryshuar shumë. Gjithçka mund të ndodhë.”

“Kam rinovuar kontratën vitin e kaluar me mendimin për të qëndruar më gjatë.”, shtoi në fund spanjolli.

Alcantara iu bashkua Barcelonës si një 14 vjeçar duke kaluar nëpër sektorët e të rinjëve dhe debutoi me skuadrën e parë në vitin 2009.

Exit mobile version