Site icon PORTALB

Eminem dhe Beyonce me një bashkëpunim legjendar!

Eminem dhe Beyonce

Fansa të Eminem kemi një lajm të mirë! Reperi është duke punuar për një album të ri dhe ka prezantuar singëllin e tij të parë,  bashkë me yllin e Pop-it Beyonce për të sjellë një baladë si kurrë më parë! Me këto dy vokale është e sigurtë se do të jetë një hit suksesi, apo jo?

Balada e dyshes së njohur titullohet “Walk on Water”, është e qetë dhe të kujton se edhe muzikantët më të mëdhenj janë gjithashtu qenie njerëzore. “Unë eci mbi ujë, por nuk jam Zoti”, është ky refreni që këndon Beyonce me zërin e saj engjëllor, shkruan Bordo.al. 

Ndërsa Eminem, në pjesën e tij rap përshkruan jetën dhe karrierën e tij deri tani dhe presionin që ndjen për t’u dukur gjithmonë perfekt!

Vargjet e këngës së dy artistëve përcjellin një mesazh kuptimplotë, që të gjitha qeniet njerëzore kanë gabimet e tyre. Kënga është publikuar në kanalin Youtube në versionin audio.

Pas këtij albumi të ri të Eminem i cili pritet të publikohet shumë shpejt, ndihmave për të prekurit nga uragani apo sulmeve ndaj Trump, mund të themi se dueti me Beyonce është vetëm maja e ajsbergut të surprizave të reperit!

Exit mobile version