Site icon PORTALB

Ndryshimet klimatike, Maqedonia është vendi i 8 më i rrezikuar në botë

Vërshime

Foto arkiv, nga vërshimet e gushtit të vitit 2016

Maqedonia gjendet në vendin e tetë të tabelës me vendet më të rrezikuara në botë nga ndryshimet klimatike për vitin 2016, të cilën sot e ka publikuar organizata gjermane “Xhermanvoç“. Në analizën paraprake nga viti 2015, vendi është gjetur në vendin e 18, njofton Portalb.mk.

Indeksi global klimatik 2018, analizon deri në cilën shkallë vendet janë të gatshme nga pasojat e fatkeqësive natyrore (stuhi, vërshime, vala të nxehti etj.). Përgjithësisht, shkalla e rrezikshmërisë është shumë më i lartë te vendet më pak të zhvilluara në lidhje me shtetet e zhvilluara industriale. Nga “Xhermanvoç“, thonë se indeksi është paralajmërim për atë që në të ardhmen mundet që të ndodh si pasojë nga fatkeqësitë ekstreme klimatike dhe ndryshimet klimatike.

Exit mobile version