Site icon PORTALB

Zaev në dhjetor në Prishtinë në takim me Haradinaj

Zoran Zaev

Zoran Zaev

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev në dhjetor do të realizojë takim zyrtar në Kosovë, me ftesë të kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, konfirmoi për MIA-n zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.

Axhenda e vizitës, siç tha Boshnjakovski, ende nuk është caktuar.

Ndryshe, me 23 nëntor në Strumicë do të mbahet seanca e përbashkët e Qeverisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë, njoftuan nga shërbimi informativ i qeverisë së Bullgarisë. Në seancë do të diskutohet për temat e interesave të përbashkëta, ndërsa në fokus do të jetë avancimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, njofton Portalb.mk.

Qeveria e Maqedonisë mori vendim për seancë të përbashkët edhe me Qeverinë s Shqipërisë që duhet të mbahet me 2 dhjetor.

Exit mobile version