Në Kolumbi gjatë ditës së djeshme janë konfiskuar 12 ton kokainë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët theksuan se në plantacione të bananeve njëkohësisht janë kryer operacione.
Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos njoftoi se bëhet fjalë për sasinë më të madhe të kokainës të konfiskuar ndonjëherë në vend.
Policia theksoi se kokaina e konfiskuar i takon Dair Usugi, liderit të organizatës “Klani i Gjirit”.
Me këtë rast janë arrestuar 4 persona.