Site icon PORTALB

Vajgël sot do të ketë takime me Xhaferin dhe me opozitën në Kuvend

Ivo Vajgëll

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgël, sot në Kuvend në ora 14:30 do të takohem me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, njofton Portalb.mk.

Pastaj, euro-deputeti nga Sllovenia, do të takohet me ekspertët e BE-së pas së cilës do të ketë takim me koordinatorët e grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes BESA, Ilija Dimovski dhe Afrim Gashi. Vajgël do të takohet edhe me deputeten e PDSH-së, Meral Uzeiri – Ferati.

Aktivitetet e sotme në Kuvend, euro-deputeti do t’i kryej me takimet me kryetarët e dy komisioneve kuvendore për mbikëqyrje.

Exit mobile version