Site icon PORTALB

Buxheti 2018, Sindikata e Pavarur e Policisë kërkoi rritjen e rrogës së policëve

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Todev, foto arkivi

Sindikata e Pavarur e Policisë sot njoftoi se tashmë zyrtarish është marrë në konsideratë kërkesa e tyre për kompensim procentual dhe material të anëtarëve të tyre dhe të punësuarve në të gjitha njësitë policore. Siç bëri të ditur kryetari i kësaj Sindikate, Goce Dellçev, me dorëzimin e dokumenteve të prezentuara sot kërkojnë nga Qeveria e Maqedonisë që të përmirësohet gabimi ku me buxhetin e 2018-s nuk u parapa përfitimi reprezentatimit të 3100 policëve dhe rritjen e rrogës në gjysmën e parë të vitit 2018, raporton Portalb.mk.

“Para dhjetë ditëve na u dërgua dokument për fitim të reprezentacionit të aktivitetit për të gjithë sindikatat e pavarura, përfshirë edhe neve si sindikatë. Kurse dokumentet të cilat janë para nesh janë dokumentet e të gjithë pjesëtarëve të sindikatës për të gjitha të dhënat që anëtarët e sindikatës sonë kanë mbledhur gjatë funksionimit tonë. Ju tregojmë se prej sot hyjmë në hapësirat e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale dhe të gjitha punët për të cilat kemi reaguar i zgjidhim në interes të punëtorëve dhe nuk do të lejojmë që dikush të luajë me punëtorët”, tha Dellçev.

Ai gjithashtu tha sqaroi se nga “nga buxheti i 2018 ne si sindikatë kërkojmë që të gjithë të punësuarit e policisë të mund të marrin kompensim procentual apo edhe material. Gjithashtu kërkojmë që edhe përqindja e cila parashihej për rritjen e rrogës së të punësuarve të realizohet në gjysmën e parë të 2018-s”, tha Dellçev.

Përndryshe, Sindikata e Pavarur e Policisë në të kaluarën disa herë ka reaguar për parregullsitë dhe padrejtësitë që ju bëhen të punësuarve në sektore të ndryshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Exit mobile version