Site icon PORTALB

Digjen hapësirat e Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup (FOTO+VIDEO)

Njësitë Territoriale Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit e kanë fikur zjarrin që sot në mëngjes shpërtheu në ndërtesën e Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, njofton Portalb.mk.

Në zjarrin i cili është shuar plotësisht dhe po punohet për pastrimin e terrenit, tërësisht është shkatërruar çatia dhe tre kabinete, ndërsa pjesërisht janë dëmtuar dy kabinete, deklaroi për MIA-n dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë Darko Mosllavec.

“Në kohë janë marrë masat për evakuimin e të gjithë studentëve dhe të punësuarve nga fakulteti duke pasur parasysh se kishte mësim të rregullt. Është shkaktuar dëm i madh material dhe më e keqja është se është përfshirë çatia që do të duhet urgjentisht të sanohet, me çka do të kemi korrdinim me kolegët e Fakultetit të Arkitekturës”, deklaroi Mosllavec duke theksuar se fillimisht do të duhet që të kontaktohet me EVN-në që sërish të sigurohet energji elektrike në objekt.

Sipas komandatit të zjarrfiksave, Xvonko Tomevski, zjarri ka përfshirë tre hapësira të katit të dytë në Fakultetin e Ndërtimtarisë.

Nuk ka persona të lënduar, ndërkaq tani për tani nuk dihen arsyet e zjarrit. Ajo që mund të shihet është vetëm se ka dëme materiale.

Në vendngjarje ka dalë edhe kreu i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe ministrja e arsimit Renata Deskoska për tu njohur nga afër me situatën, njofton Alsat M.


Exit mobile version