Site icon PORTALB

Ronaldo kërkon rikthimin e Gareth Bales, i zemëruar në Iscon

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo

Raporti ndërmjet Iscos dhe yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldos, vazhdon të qëndrojë në tension.

Thuhet që dyshja nuk janë duke folur dhe se Isco është i shqetësuar rreth mbështetjes direkte të Ronaldos në rivalin James Rodriguez gjatë sezonit të kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Pasi Isco tashmë ka arritur të jetë pjesë e formacionit startues nga trajneri Zinedine Zidane, mesfushori është aktualisht golashënuesi më i mirë i këtij sezoni, gjë që ka zemëruar Ronaldon.

“Cristiano Ronaldo ka shfaqur zemërimin e tij sepse dëshiron rikthimin e Gareth Bales”, ka konfirmuar eksperti i futbollit, Eduardo Inda, për ‘El Chiringuito’.

“Ai beson që uellsiani krijon hapësira, ofron asistime dhe i jep kuptim ndeshjes. Ai beson që kur Bale nuk është në fushë, opsionet e skuadrës bien”

“Përveç kësaj, Cristiano është i zemëruar me Iscon sepse ai nuk shkoi për ta falënderuar atë për asistin ndaj Las Palmas”

Isco realizoi golin e tretë pas asistimit nga Ronaldo në fitoren 3 me 0 të ‘Los Blancos’ ndaj Las Palmas në ndeshjen e xhiros së 11-të të zhvilluar të dielën në Bernabeu./arbresh.info/

Exit mobile version