Site icon PORTALB

Rusia e paralajmëroi Ukrainën t’i mos i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike

Dimitrij Peskov

Rusia sot paralajmëroi se vendimi eventual i Ukrainës që t’i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Moskën do t’i dëmtojë interesat e qytetarëve të të dy vendeve, si dhe të procesit paqësor për Ukrainën lindore.

Ukraina javën e ardhshme do të shqyrtojë propozim ligj, i cili përmban dispozita për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë.

Zëdhënësi i presidentit rus Vlladimir Putin, Dimitrij Peskov deklaroi se vendimi për ndërprerjen e marrëdhënieve është padyshim e drejtë sovrane e Ukrainës.

“Kievi në vitet e kaluara mori disa vendime me pasoja përfundimisht negative ndaj konfliktit nën rajonet juglindore të vendit”, deklaroi Peskov.

Exit mobile version