Site icon PORTALB

Gjendet një trup i shkatërruar në Sopishte

MPB

MPB

Një trup njeriu në fazë të avancuar të shkatërrimit është gjetur në një pusetë kanalizimi në lagjen Sopishte të Shkupit.

Siç informoi MPB, rasti është denoncuar në ora 12:30 në stacionin e policisë në Kisella Vodë.

Trupi është gjetur gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në lokalitetin “Qyteti i diellit” në fshatin Sopishte.

Ekspertizë në vend ka kryer një ekip i SPB Shkup. Me urdhër të Prokurorit publik trupi është dorëzuar në autopsi.

Punohet në identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Exit mobile version