Site icon PORTALB

Vdekje e dyshimtë në Aeroportin e Prishtinës

Aeroporti i Prishtinës

Një person ka vdekur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Florije Ahmeti-Haziraj, nga Zyra për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar për rtv21.tv rastin e vdekjes së një personit  në Aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Sipas Ahmeti- Hazirajt vdekja e këtij personi ka ndodhur në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm. “Është një person pa shenja jete. Rasti është cilësuar si  vdekje e dyshimtë.

Në vendngjarje kanë dalë policia dhe mjekësia ligjore dhe trupi i viktimës është dërguar për obduksion” tha  Ahmeti-Haziraj.

Exit mobile version