Site icon PORTALB

Katër gazetarë dhe pesë ushtarë rus janë plagosur në Siri

Katër gazetarë rusë nga televizionet “Xvezda” dhe NTV dhe pesë pjesëtarë të Forcave të armatosura të Rusisë janë plagosur mbrëmë, pasi që “terroristë” kanë hedhur raketë në qytetin sirian Deir ez Zor, kumtoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

TASS njoftoi se të gjithë të lënduarit janë dërguar në bazën ajrore ruse Hmejmim, ku u është dhënë ndihma mjekësore.

Ministria ruse theksoi se personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Exit mobile version