Site icon PORTALB

Surprizë e re nga shqiptarët e njohur në botë, “Vienna Salutes to Tirana”

Gezim Myshketa, Elbenita Kajtazi, Inva Mula, Ermonela Jaho

Gezim Myshketa, Elbenita Kajtazi, Inva Mula, Ermonela Jaho

Një koncert në Vjenë me artistë shqiptarë dhe austriakë, ku do të luhet muzikë ndërkombëtare dhe shqiptare. Është përshëndetja më e bukur që mund t’i vijë Tiranës nga Vjena, shkruan Class. “Vienna Salutes to Tirana”, titullohet koncerti që do të mbahet më 16 nëntor në sallën Mozart në Vjenë.

Nga artistët shqiptarë do të interpretojnë sopranoja e njohur Inva Mula, baritoni Gëzim Myshketa, pianisti Genc Tukiçi, balerini Eno Peçi, solist në Teatrin e Operës së Vjenës dhe violinisti Olen Cezari.

“Te dashur miq, kam nderin t’ju ftoj ne koncertin e dates 16 nentor 2017, ne sallen Moxart, ne Viene, 19h. Ne kete koncert do te jem perkrah muzikanteve dhe kercimtareve te shkelqyer shqiptare dhe austriake. Ne program do te kete vepra nga me te bukurat te muzikes boterore dhe asaj shqiptare. Ju presim…te bejme muzike per ju dhe bashke me ju…”, shkruan Tukiçi.

Aktivitete si këto e bëjnë Shqipërinë të mos ndihet aspak e vogël.

Exit mobile version