Site icon PORTALB

Rita Ora dhe Bebe Rexha bashkohen për këngën e re

Rita Ora dhe Bebe Rexha

Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë bashkuar forcat për herë të parë për të sjellë një këngë të përbashkët.

Në këngën e re të Rita Orës do të marrin pjesë përpos Bebe Rexhës edhe Charli XCX dhe Zara Larsson.

Rita e konfirmoi lajmin në fundjavë duke thënë se kënga “Girls” do të lansohet në janar të vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net.

Ora sivjet u kthye fuqishëm në tregun botëror me tri këngë “Your Song”, “Lonely Together” dhe “Anywhere”, ndërsa Rexha solli disa këngë, në mesin e të cilave edhe hitet “I Got You”, “The Way I Are” dhe “Meant To Be”.

Exit mobile version