Site icon PORTALB

Masakra në kishë, kush është agresori i Teksasit? (FOTO)

Pjesëtarët e policisë dhe hetuesve në vendin e sulmit në një kishë në shtetin Teksas

Agresori që la të vdekur të paktën 26 persona në një kishë në Teksas, është identifikuar nga policia si David Patrick Kelley, përcjell Revista Class.

26-vjeçari së fundmi ishte shkarkuar nga Forcat Ajërore Amerikane, dhe thuhej se kishte sulmuar bashkëshorten dhe fëmijën e tij.

Kelley u shfaq gjatë meshës të së dielës, me një armë në dorë i veshur me të zeza dhe qëlloi pa mëshirë ndaj personave që ndodheshin në kishë.

Ai u ndal vetëm në momentin që një superhero si Stephen Willeford, 55 vjeç e goditi atë. 26-vjeçari u përpoq të largohej nga kisha, por thuhet se Stephen e ndoqi agresorin dhe e vrau atë.

David Kelley iu mori jetën 26 personave që po ndiqnin meshën e së dielës, mes tyre ishte edhe një vajzë 2 vjeçe, një grua shtatzënë, dhe vajza 14-vjeçare e pastorit të kishës.

Exit mobile version