Site icon PORTALB

Ruci -Veseli: Njohja e diplomave mes Shqipërisë dhe Kosovës do të bëhet në mënyrë automatike

Ruci -Veseli

Shqipëria dhe Kosova do të krijojnë një komision të përbashkët parlamentar, që pritet të krijojë lehtësira të mëdha për studentët e të dyja vendeve, si në njohjen reciproke të diplomave dhe të studimeve, ashtu edhe të shkëmbimeve të studentëve.

Lajmi u bë i ditur sot gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i cili ndodhet në Prishtinë për një vizitë dyditore, i shoqëruar nga shefat e grupeve parlamentare shqiptare.

“U dakorduam që të dy parlamentet të krijojnë një komitet për të zgjidhur problemet legjislative, për të lehtësuar mjaft pengesa siç janë çështja e njohjes së diplomave të studentëve në të dy vendet, lëvizja e njerëzve, lejet e qëndrimit apo edhe procedurat doganore”, theksoi Ruçi.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u shpreh se çështja që do të zgjidhet më me urgjencë është mes të dyja vendeve është njohja e diplomave.

Ai theksoi se ” njohja e diplomave të studentëve nga Kosova dhe Shqipëria do të bëhet në mënyrë automatike”.

“Nga viti i ardhshëm akademik, studentët e Universitetit ‘Isa Boletini’ nga Prishtina mund të ndjekin një semestër të studimeve në Universitetin ‘Ismail Qemali’ të Vlorës dhe anasjelltas”, theksoi Veseli.

Exit mobile version