Këto janë tre prioritetet e kryetarit të Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata
Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, e ka marrë mandatin e dytë për të udhëhequr me këtë komunë, ndërkaq ai për Portalb.mk, shpalosi tre punët prioritare me të cilat do të fillojë me mandatin e ri katërvjeçar, njofton Portalb.mk.
“Sa i përket premtimeve, mendoj që fjala e dhënë duhet të mbahet. Më së pari do të fillojmë me ndërrimin e rezervuarit për ujë të pijshëm, i cili besoj që deri në verën e ardhshëm kur të vijnë kurbetçarët do të kryhet, pasi që edhe projektin e kemi në realizim e sipër. Njëkohësisht do të fillojë brenda kohës edhe ndërtimi i çerdhes për fëmijë në Dibër me sipërfaqe, në 1.000 metër katrorë. Rregullimi i deponisë së qytetit i cili tanimë ka filluar të sistemohet dhe të realizohet. Deponia do të rregullohet në bazë të mundësive lokale, gjegjësisht, do të bëhet rrafshimi dhe mbulimi i mbeturinave”, thotë Lata për Portalb.mk.
Ndryshe, Lata i fitoi zgjedhjet lokale në rrethin e dytë më 29 tetor të këtij viti, me mbi 500 vota epërsi ndaj kundërkandidatit nga Aleanca për Shqiptarët, Arben Agolli.
Në Komunën e Dibrës, BDI ka marrë 5 këshilltarë, Aleanca për Shqiptarët 3 këshilltarë, LSDM 3 këshilltarë, Lëvizja BESA 2 këshilltarë, 2 këshilltarë.