Kryetari i Komunës së Velesit, Ace Kocevski, sot në konferencë për shtyp ka zbardhur se deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija DImovski, në mënyrë të paligjshme ka siguruar të punësuar nga komuna që të jetë shofer i tij, njofton Portalb.mk.
“Me vite obligimet e punëtorit kanë qenë që të jetë shofer i kryetarit të komunës, por në fakt ai gjatë gjithë kohës e ka vozitur, Ilija Dimovskin, për të cilën kemi dëshmi. Me atë, Dimovski e ka dëmtuar komunën për shumë të madhe në emër të pagës së këtij personi i cili me vite ka vozitur deputet”, deklaroi Kocevski.
Kryetari i komunës tha se borxhi i komunës është 2.7 milionë eurpo, prej të cilave pjesën më të madhe e ka ndaj ndërmarrjes komunale publike.
Kocevski shtoi se ekzistojnë indikacione se dy të punësuar të administratës komunale kanë marrë pjesë në incidentin e përgjakshëm në Kuvend dhe shtoi se ka nisur procedurë përkatëse për t’u dëshmuar nëse është e vërtetë.
Njëkohësisht, ai shtoi se një i punësuar ka dërguar mesazhe dhune kundër kryeministrit Zoran Zaev dhe ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, duke theksuar se “do t’u varim në mes të mëhallës”.