Site icon PORTALB

Ekspozitë e Muhamedali Alilit

Ekspozitë e Muhamedali Alilit

Ekspozitë e Muhamedali Alilit e quajtur “Pëshpërima të fshehura” do të hapet sot në Galerinë kombëtare të Maqedonisë.

Muhamedali Alili është i lindur në vitin 1972 në Kumanovë. Ka diplomuar në Fakultetin e Artit figurativ në Shkup në vitin 2000, dega grafikë, në klasën e profesor Dimitar Malidanov.

Në vitin 2013 ka filluar studime postdiplomike në Universitetin FON, dega disenj grafik. Merret me art figurativ, grafikë, disenj dhe fotografi. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive në Maqedoni dhe vende tjera. Jeton dhe punon në Kumanovë.

Exit mobile version